Guardiola po e transferon sensacionin e Evropës
Pep Guardiola është duke e kërkuar me ngulm një mesfushor në këtë afat.
Merkato
Pep Guardiola ka kërkuar nga Manchester City transferimin e një mesfushori, ku tashmë u ka dhënë disa emra.
Në listën e skuadrës angleze thuhet se figuron edhe emri i mesfushorit të Hajduk Splitit, Ante Palaversa, përcjell lajmi.net.
Mesfushori kroat po shkëlqen në këtë sezon, andaj Manchester City e do transferimin e tij.
Për ta kompletuar transferimin e tij, Hajduk Split kërkon 10 milionë euro nga skuadra angleze. /Lajmi.net/