Guardiola me lëvdata për vetën: Tani jam gjeni

Trajneri i Manchester City, si rrallë herë, ka gjetur kohë për të lëshuar disa lëvdata për vetën e tij.

Sport

20/04/2019 21:46

Për ndeshjen kundër Tottenham, në momentit kur u publikuan formacionet zyrtare, pikëpyetje të mëdha kishte mbi prezencën e të riut Phil Foden.

Por, vetëm pesë minuta pas fillimit të ndeshjes, i riu anglez gjeti rrugën e golit, që në fund doli të ishte i vlefshëm sa tri pikë.

Pas ndeshjes, Guardiola ka duartrokitur paraqitjen e 18 vjeçarit, dhe në konferencën për shtyp, ka thënë se ndihet gjeni për inkuadrimin e tij në fushë.

“Tani jam një gjeni. Foden shënoi një gol. Sa është i mirë trajneri? Pastaj, pasi luajta Delph në Londër, isha tmerr” ka thënë Guardiola për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Phil është talent i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të vendosim për të në momentet e duhura. Ai ka kualitetin për të mbërritur në zonë” ka thënë tutje trajneri spanjoll.

“Secilën herë që luan ai shënon një gol apo krijon shanse. Aftësitë e tij në hapësira të ngushta janë të mira. Nuk është lehtë të luash kundër Dier, Wanyama apo Eriksen.”

“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme për të që të luaj dhe unë i besoj shumë atij” ka thënë ndër të tjerash Pep.

Testi i radhës për skuadrën e Pep Guardiolas do të jetë të mërkurën, kundër Manchester United. Nuk dihet nëse spanjolli do të vendos përsëri për Foden. /Lajmi.net/