Guardiola i prerë: Nuk ka transferime në janar
Trajner i Manchester City, Pep Guardiola, është shprehur tejet i vendosur rreth merkatos së janarit.
Sport
Manchester City po kalon në një krizë të rezultateve, me skuadrën që tashmë ka mbetur prapa Liverpool, në sfidën për të ruajtur titullin e kampionit.
Aymerick Laporte është një nga emrat që ka hapur shumë telashe, duke lënë hapësira të mëdha në repartin e mbrojtjes.
Por, duket se as këto mungesa nuk do ta bindin Pep Guardiolan që të investojë në merkaton e janarit.
“Lojtarët që kanë filluar sezonin do të mbarojnë sezonin” ka thënë Pep Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka biznis” shtoi trajneri spanjoll.
Guardiola ka vendosur që në qendër të mbrojtjes ta aktivizojë mesfushorin brazilian, Fernandinho, por në disa raste edhe spanjollin Rodri – Rodrigo Hernandez. /Lajmi.net/