Guardiola: Ende nuk i kam kthyer përgjigje Klopp, por e vlerësojë shumë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar se ende nuk i ka kthyer përgjigje Jurgen Klopp, i cili e ka uruar për titullin e Premierligës.

Sport

13/05/2021 15:39

Tekniku gjerman e cilësoi Guardiolan si trajneri më i mirë në botë, derisa ky i fundit gjithashtu e ka vlerësuar lartë Kloppin, transmeton lajmi.net.

Guardiola tha se Klopp e ka përmirësuar si trajner, por që ende nuk i ka kthyer përgjigje.

“E vlerësojë shumë. Nuk i kam kthyer përgjigje ende, por do ta bëjë sot”.

“E vlerësojë, i admirojë ata. Ishte inspirim për mua, ai me Dortmund dhe Liverpool me bëri trajner më të mirë”, tha ai.

Ndërkohë, City mbetet në garë edhe për Ligën e Kampionëve, ku janë në finale ndaj Chelseas, derisa kanë siguruar trofetë e EFL Cup dhe Premierligës./Lajmi.net/