Guardian: Southampton nis negociatat me Chelsea – e do Brojën në transferim permanent

Skuadra e Southampton është e mahnitur nga paraqitjet e Armando Broja.

Sport

16/01/2022 14:21

Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po tërheq vëmendje të madhe me paraqitjet e tij të mira në Premier League.

Lojtari luan si i huazuar te skuadra e Southampton, por këta të fundit e duan në transferim permanent.

Raportime të ‘The Guardian’ bëjnë të ditur se Southampton kanë zhvilluar negociata me Chelsea, për një transferim permanent të shqiptarit, transmeton lajmi.net.

20 vjeçari shkoi në ‘St Mary’s’ në një huazim një sezonal dhe që nga vera ka shënuar pesë gola për skuadrën e Ralph Hasenhuttl.

‘Shenjtorët’ janë të vendosur ta mbajnë Brojën edhe pas huazimit, por nuk dihet akoma nëse Chelsea do ta lejojnë lojtarin të largohet. /Lajmi.net/