Grupi C: City kalon nga vendi i parë, Atalanta shkruan historinë

Atalanta ka bërë historinë në Ligën e Kampionëve, duke siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt, pas fitores 0-3 në udhëtim te Shakhtar Donetsk.

Sport

11/12/2019 21:05

Skuadra italiane në pjesëmarrjen e parë e në Ligën e Kampionëve, ka arritur të kalojë fazën e grupeve, edhe pse pas tri xhirove të para, nuk kishte arritur asnjë pikë.

Castange, Pasalic dhe Gosens shënuan për fitoren e Atalantës.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City ka mposhtur 1:4 Dinamon e Zagrebit.

Pas gjashtë ndeshjeve, renditja përfundimtare në grupin C: Manchester City, Atalanta, Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagrebi./Lajmi.net/