Gruaja përleshet me fjalë me nënën, i kollitet në fytyrë foshnjës së saj

Policia është në kërkim të një gruaje e cila u kap në kamerat e sigurisë duke kollitur në fytyrën e një foshnje brenda një dyqani në Kaliforni.

Fun

23/06/2020 22:32

Pamjet nga dyqani tregojnë gruan, që besohet të jetë në moshën 60-vjeçare, duke qëndruar në rresht para një nëne dhe fëmijës së saj një vjeçare, transmeton lajmi.net.

Gruaja ishte e acaruar me faktin se nëna nuk mbante distancën sociale, sipas Departamentit të Policisë San Jose.

Ajo u kap në kamerë në një lloj grindje verbale me nënën dhe mund të shihej duke kollitur në fytyrën e foshnjës.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta kuptuar të plotë ngjarjen. /Lajmi.net/