‘Grobari’ nuk e harrojnë Housen

Tifozët e Partizanit, ‘Grobari’, nuk e harrojnë kurrë basketbollistin amerikan, Fred House. Disa prej tyre janë takuar me basketbollistin gjatë ndeshjes që KB Peja e zhvilloi në Tivat, ndërkohë e kanë bërë së bashku edhe një fotografi. Edhe pse organizatori i lojës luan me një skuadër kosovare, kjo nuk i pengon tifozët serbë të Partizanit…

Sport

14/03/2014 10:00

Tifozët e Partizanit, ‘Grobari’, nuk e harrojnë kurrë basketbollistin amerikan, Fred House.

Disa prej tyre janë takuar me basketbollistin gjatë ndeshjes që KB Peja e zhvilloi në Tivat, ndërkohë e kanë bërë së bashku edhe një fotografi.

Edhe pse organizatori i lojës luan me një skuadër kosovare, kjo nuk i pengon tifozët serbë të Partizanit që ta duan ende legjendën e tyre, me të cilin kishin arritur suksese të njëpasnjëshme një dekadë më parë.

E në anën tjetër, edhe vetë House, sapo kishte arritur në Kosovë kishte dhënë intervista për mediat serbe, duke u shprehur se i ka ende në zemër tifozët e Partizanit.