Griezmann: Gjithmonë kam qenë kundër të gjitha formave të diskriminimeve, kërkoj falje për miqtë japonezë

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka reaguar pas problemeve të fundit që ka hasur.

Sport

05/07/2021 16:02

Francezi u akuzua se në bazë racore ka bërë shaka me një japonez, andaj edhe ka marrë shumë kritika, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, përmes një postimi në Twitter, Griezmann ka kërkuar falje.

“Gjithmonë ka qenë kundër të gjitha formave të diskriminimeve. Pas ditëve të fundit, disa njerëz kanë menduar se nuk jam personi që e njohin. Kërkoj falje nëse kam ofenduar miqtë e mi japonezë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, pritet të shihet nëse do këtë ndonjë masë ndëshkuese drejt Griezmann./Lajmi.net/