Grenell për Gjykatën Speciale: E korruptuar deri në palcë – financimi duhet të ndalet menjëherë

I dërguari i posaçëm për Misione të Posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i cilësuar ato si “tërësisht të korruptuara” dhe duke kërkuar që t’u ndërpritet financimi. Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), Grenell ka përmendur rastin e ish-presidentit të Kosovës,…

Lajme

18/10/2025 23:07

I dërguari i posaçëm për Misione të Posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i cilësuar ato si “tërësisht të korruptuara” dhe duke kërkuar që t’u ndërpritet financimi.

Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), Grenell ka përmendur rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim tash e më shumë se pesë vjet, transmeton lajmi.net.

“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi.” – shkroi Grenell.

Grenell ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Hashim Thaçit gjatë kohës kur shërbente si i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi. Komentet e tij vijnë në një kohë kur Dhomat e Specializuara në Hagë po përballen me kritika në lidhje me zgjatjen e procedurave dhe qëndrimin e gjatë në paraburgim të të akuzuarve./lajmi.net/