Aksident fatal në Junik, vdes në vendin e ngjarjes vozitësi i katërçikletës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Rasti është raportuar rreth orës 13:40 dhe në aksident është përfshirë një katërçikletë. Vozitësi i saj ka vdekur në vendin e ngjarjes. Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Rasti është raportuar rreth orës 13:40 dhe në aksident është përfshirë një katërçikletë. Vozitësi i saj ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me datën 12.09.2026, rreth orës 13:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jasiq-Junik. Në këtë aksident ishte e përfshirë një katërçikletë. Si pasojë e aksidentit, vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.
Pas njoftimit për aksidentin, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet përkatëse policore dhe prokurori i shtetit.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti fatal./lajmi.net/