Grealish pëlqehet nga Guardiola, por lojtari ka një ‘behane’ që pengon transferimin

Pep Guardiola ka vlerësuar lart Jack Grealish të Aston Villa, pas ndeshjes së djeshme.

Sport

27/10/2019 12:01

Manchester City fitoi tri pikë në ndeshjen kundër Aton Villa, pas fitores 3:0, në një ndeshje ku shkëlqeu anëtari i mysafirëve, Jack Grealish.

Guardiola ka thurrur lëvdata për Grealish pas ndeshjes, por ka zbuluar edhe një ‘behane’ që pengon transferimin e lojtarit tek ‘Citizens’.

“Ai [Grealish] është një lojtar i mrekullueshëm, një top lojtar” ka thënë Guardiola fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Ai është i i jashtëzakonshëm, por është i shtrenjtë për Manchester City’, ishin fjalët e Pep.

Grealish qëndroi me Aston Villa edhe në kohën kur skuadra përfundonte në Championship, kështu që marrëveshja do të jetë e vështirë për secilën skuadër që kërkon shërbimet e tij. /Lajmi.net/