Gratë të cilat punojnë e kanë këtë përfitim tepër të rëndësishëm shëndetësor

22:26 | 20 Korrik 2019

Te keni një punë me pagë mund të i mbrojë gratë nga humbja e kujtesës kur janë në një moshë më të vjetër, kjo sipas një studimi të ri.

Kjo për shkak se puna e paguar mund të ofrojë stimulim mendor, përfitime financiare dhe lidhje shoqërore, të gjitha këto mund të kufizojnë rënien e kujtesës gjatë moshës së grave, kështu tha Elizabeth Rose Mayeda, e cila udhëheqi një hulumtim të shëndetit publik në Londër.

Ekipi i këtij hulumtimi ka shikuar më shumë se 6000 gra të lindura në periudhën 1935 dhe 1956 dhe kanë mbledhur historitë e tyre të familjes dhe të punësimit. Në dy dekadat e fundit, nga viti 1955 deri 2016, gratë iu nënshtruan vlerësimeve të rregullta kognitive. Ato u pyeten që të kujtojnë disa momente, dhe të i plotësojnë pyetësorët për të parë se sa iu është ulur kujtesa.

Shkalla e rënies së kujtesës ishte e ngjashme me nënat dhe me ato që nuk ishin nëna por punonin, por rënia e kujtesës ishte më e madhe dhe më e shpejtë në gratë që nuk ishin pjesë e fuqisë punëtore.

Nënat e martuara që nuk kanë punuar, panë rënien e kujtesës së tyre 61% më shpejtë në një periudhë 10 vjeçare./Lajmi.net/