Gratë më të votuara nga secila parti- Top pesëshet që morën më shumë vota më 9 shkurt
Në kuadër të Kuvendit të Kosovës çdoherë pati gra të cilat morën vota të shumta në zgjedhjet paraprake. Ngjashëm ndodhi edhe këtë herë. Në listat e kandidatëve nga të gjitha partitë politike pati edhe një numër të madh nga gratë. E në zgjedhjet e 9 shkurtit shumë prej qytetarëve votuan pikërisht gratë. Në kuadër të…

Lajme
Në kuadër të Kuvendit të Kosovës çdoherë pati gra të cilat morën vota të shumta në zgjedhjet paraprake.
Ngjashëm ndodhi edhe këtë herë.
Në listat e kandidatëve nga të gjitha partitë politike pati edhe një numër të madh nga gratë.
E në zgjedhjet e 9 shkurtit shumë prej qytetarëve votuan pikërisht gratë.
Në kuadër të partive politike në vend gratë dolën edhe ndër më të votuarat, të dytat apo të tretat në listë, transmeton lajmi.net.
Më poshtë do të njiheni me emrat e pesë grave më të votuara nga secila parti politike.
Në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo gruaja më e votuar doli të jetë Albulena Haxhiu. Haxhiu arriti që të marrë 76 mijë e 522 vota.
Ajo u pasua nga Donika Gërvalla-Schwarz me 68 mijë e 106 vota. E treta me radhë ishte Mimoza Kusari-Lila me gjithsej 50 mijë e 675 vota. Shqipe Mehmeti-Selimi me 34 mijë e 133 vota dhe Saranda Bogujevci me 26 mijë e 910 vota.
Kurse në Partinë Demokratike të Kosovës gruaja me më së shumti vota është Vlora Çitaku. Ajo mori 30 mijë e 875 vota. Pas Çitakut renditet Sala Jashari me 29 mijë e 786 vota.
Ganimete Musliu me 24023 vota dhe Blerta Deliu-Kodra me 17 mijë e 94 vota kurse e pesta me radhë renditet Ariana Musliu Shoshi me 16 mijë e 89 vota.
E në LDK gruaja më e votuar është Doarsa Kica-Xhelili e cila mori 38 mijë e 019 vota. Pas saj në LDK renditet Hykmete Bajrami me 35 mijë e 707 vota. E treta me radhë nga femrat është Jehona Lushaku-Sadriu me 18 mijë e 463 vota, duke u rendit më pas Marigona Geci me 15 mijë e 59 vota. E pesta në LDK është Serbeze Mucaj me 11 mijë e 774 vota.
Në koalicionin AAK-Nisma më e votuara nga gratë është Time Kadriaj e cila mori 11 mijë e 891 vota. Pas saj vie Arbëreshë Krasniqi me 8 mijë e 484 vota. E treta me radhë renditet Albana Bytyqi me 7 mijë e 969 vota,e katërta me radhë është Xhevahire Izmaku me 7 mijë e 409 vota dhe gruaja e pestë në këtë listë renditet Teuta Haxhiu me 6392 vota./Lajmi.net/