Google Maps kap pamjen e pazakontë në Tiranë

Nuk janë të pakta rastet kur makina e “Google Street View” ka fotografuar në rrugët e mbarë botes skena nga më të çuditshmet.

Auto & Tek

05/09/2018 17:57

Por ajo që gjendet në një prej rrugëve të Tiranës është ndoshta imazhi përfaqësues i shoqërisë tonë, e dhunshme!

Ekzaktësisht në rrugën “Violeta Manushi”, kamerat e Google Street kanë kapur një skenë llahtari sherri, ku janë përfshirë dy djem dhe 3 gra.

Njëri nga djemtë është i zhveshur dhe i zbathur, çka do të thotë që sherri kishte degraduar.