Goli historik i Mujës nuk i mjafton Antwerpit, pëson nga Shakhtari – Atletico triumfon me përmbysje ndaj Feyenoord

Kanë përfunduar dy takimet e para të ditës së sotme në Ligën e Kampionëve. Antwerpi ka pësuar disfatë 2:3 nga Shakhtar Donetsku në Belgjikë, në kuadër të Grupit H, shkruan lajmi.net. Golin e parë për Antëerpin, njëherit i pari në historinë e këtij klubi në Ligën e Kampionëve e shënoi futbollisti kosovar, Arbnor Muja. Reprezentuesi…

Sport

04/10/2023 20:45

Kanë përfunduar dy takimet e para të ditës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Antwerpi ka pësuar disfatë 2:3 nga Shakhtar Donetsku në Belgjikë, në kuadër të Grupit H, shkruan lajmi.net.

Golin e parë për Antëerpin, njëherit i pari në historinë e këtij klubi në Ligën e Kampionëve e shënoi futbollisti kosovar, Arbnor Muja.

Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi vetëm pas tre minutave në portën e mysafirëve.

Triumf të vështirë ka arritur edhe Atletico Madrid që në shtëpi fitoi 3:2 kundër Feyenoordit.

Futbollistët e Atletico Madridit vuajtën shumë për faktin se ishin dy herë në disavantazh, por që arritën të triumfonin në fund.

Sfida mes Atleticos dhe Feyenoordit ishte në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/