Golden State triumfon ndaj Cleveland dhe mbron titullin kampion në NBA
Warriors morën edhe fitoren e fundit me rezultatin 85-108, atë që ju duhej për të mbyllur finalen dhe për t’u shpallur kampion në NBA.
Sport
Golden State Warriors ia ka dalë të mbrojë titullin kampion në NBA, pasi mposhti bindshëm në finale, 4-0 me ndeshje, Cleveland Cavaliers.
Në Quicken Loans Arena të Clevelandit, Warriors morën edhe fitoren e fundit me rezultatin 85-108, atë që ju duhej për të mbyllur finalen dhe për t’u shpallur kampionë.
Kampionët dominuan sfidën veçanërisht në fraksionin e parë dhe të tretë, ku edhe siguruan distancën nga kundërshtari, ndërsa LeBron James nuk arriti të dalë në lojën e tij.
Ylli i Cavs regjistroi vetëm 23 pikë, 8 asiste dhe 7 rikuperime, teksa u la në hije nga një Stephan Curri i jashtëzakonshëm, me 37 pikë, 4 asiste dhe 6 rikuperime.
Kjo ishte finalja e katërt radhazi që shikonte përballë njëra-tjetrës Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, me këta të fundit që kanë fituar vetëm një herë dhe kanë humbur 3 të tjerat.