Gjobiten 6 lokale në kryeqytet për tejkalim të orarit
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtës janë gjobitur 6 lokale për tejkalim të orarit.
Lajme
Tahiri thotë se këto inspektime u bënë në lokalet e lagjeve Kalabri dhe Breg i Diellit, pasi ankesat e banorëve janë të shpeshta.
“Mbrëmë, bashkë me policët e Stacionit të Jugut, inspektuam lokalet në Kalabri dhe Breg të Diellit, me ç’rast shqiptuam gjashtë gjoba për tejkalim të orarit. Meqë ankesat e banorëve janë të shpeshta, do të shpeshtohen edhe aksionet tona, pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/