Gjithmonë ai, Milot Rashica çon në festë Kosovën

Kosova ka kaluar në epërsi në përballjen ndaj Bullgarisë.

Sport

10/06/2019 21:01

Ishte i zakonshmi Milot Rashica (14’) që realizoi për 0-1.

Edhe më emocionuese ishte dedikimi i yllit të Werder Bremen pas golit.

Rashica shkoi në stol dhe mori fanellën e Arbër Zenelit – duke i dedikuar golin atij.

Kujtojmë se Zeneli u lëndua në ndeshjen ndaj Malit të Zi dhe do të jetë nëntë muaj larg fushave. /Lajmi.net/