Gjithçka në favor të Liverpool, Guardiola pret që Aguero të mungojë për një kohë tek Man City

Gjithçka duket sikur po ecën në favor të Liverpool, dhe ata mund të fitojnë titullin e parë në Premierligë në fund të këtij sezoni.

Sport

24/11/2019 11:01

Skuadra e Manchester City është përballur me shumë lëndime gjatë këtij sezoni, dhe Liverpool e ka shfrytëzuar për mrekulli këtë gjë deri më tani, duke shkuar tashmë në +9 pikë në krye të tabelës.

Megjithatë, problemet për Man City nuk ndalen këtu. Sergio Aguero është lojtari i radhës që ka pësuar dëmtim në radhët e ‘Citizens’.

Ky dëmtim sipas Guardiolas është mjaft i keq, dhe pritet t’i hap telashe argjentinasit.

“Sergio do të jetë keq, mendoj. Nesër (sot) do ta kuptojmë më saktë. Ka ndjesinë sikur është problem muskulor” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjen ndaj Chelsea u zëvendësuan edhe David Silva e Rodri Hernandez, të dy zëvendësime të detyruara.

Mbetet të shihet se si do t’i përballojë Guardiola gjithë këto probleme, me Liverpool që prinë me 9 pikë më shumë, dhe shijon momentin. /Lajmi.net/