Gjithçka e kryer, Neymar po kërkon shtëpi të re në Barcelonë

Anësori i PSG, Neymar thuhet se tashmë është në kërkim të një shtëpie në Barcelonë dhe dëshiron të kthehet atje ku ka jetuar më parë, në mes të spekulimeve për një ofertë transferimi nga klubi i tij i mëparshëm.

Sport

20/06/2019 09:38

Të hënën është raportuar se Barca dhe PSG kishin filluar bisedimet mbi një transferim të mundshëm këtë verë, me kampionët e La Ligës që supozohet të ofrojnë 100 milionë euro plus tre lojtarë.

Dhe tani duket se braziliani ka ndarë mendjen që të kthehet në Kataluni, përcjell lajmi.net.

Sipas kanalit televiziv Gol, nëpërmjet SPORT-it, 27-vjeçari tashmë ka filluar të shikojë për një shtëpi të re në Barcelonë dhe dëshiron të jetojë në të njëjtën zonë ku ai ishte para se të shkonte në Paris.

Vetëm dy vite më parë, Neymar mori vendimin për të kaluar te PSG – me kampionët francezë që paguan klauzolën e lirimit prej 198 milionë funtesh.

Gjithsesi, 27-vjeçari nuk është aspak i kënaqur në kryeqytetin francez dhe ka kërkuar largimin sa më të shpejtë. /Lajmi.net/