Gjini takohet me kryetarët e degëve: Diskutuam për planin operativ, me qëllim të forcimit të Aleancës dhe vizionit tonë për shtetin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se është mbajtur takimi i parë i Këshillit të Kryetarëve të Degëve të partisë, ku është diskutuar për organizimin dhe planin e veprimit në terren. Sipas Gjinit, në takim është shqyrtuar plani operativ i punës, si dhe zhvillimi dhe strukturimi i degëve në të gjitha komunat, me synimin…

Lajme

04/08/2026 18:40

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se është mbajtur takimi i parë i Këshillit të Kryetarëve të Degëve të partisë, ku është diskutuar për organizimin dhe planin e veprimit në terren.

Sipas Gjinit, në takim është shqyrtuar plani operativ i punës, si dhe zhvillimi dhe strukturimi i degëve në të gjitha komunat, me synimin për forcimin e Aleancës dhe realizimin e vizionit të saj për shtetin.

Ai theksoi se degët dhe udhëheqësitë lokale janë të motivuara për të çuar përpara politikat e Aleancës dhe për të zgjeruar strukturën organizative të partisë në gjithë vendin.

Postimi i plotë:

Sot mbajtëm takimin e parë të Këshillit të Kryetarëve të Degëve të Aleancës.

Diskutuam për planin operativ të punës në terren, zhvillimin dhe strukturimin e degëve në të gjitha komunat, me qëllim të forcimit të Aleancës dhe vizionit tonë për shtetin.

Degët tona dhe udhëheqësitë e degëve janë të motivuar për ta shtyrë përpara politikat e Aleancës dhe zgjerimin e strukturës./lajmi.net/