Gjilani mund Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe Malishevë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës në futboll. Malisheva dhe Drita, në një nga sfidat kryesore të kësaj fundjavë kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1. Jorgo Pellumbi (82’) kalojë në epërsi prej 1-0, kampionen e Kosovës, derisa një pikë nikoqirëve ua siguroi Xhemail Ibishi (88’). Pas këtij barazimi, Malisheva zë…

Sport

21/12/2025 15:49

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva dhe Drita, në një nga sfidat kryesore të kësaj fundjavë kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1.

Jorgo Pellumbi (82’) kalojë në epërsi prej 1-0, kampionen e Kosovës, derisa një pikë nikoqirëve ua siguroi Xhemail Ibishi (88’).

Pas këtij barazimi, Malisheva zë vendin e katërt me 27 pikë, një më shumë së Drita që është renditët e pesta.

Ndërkohë, edhe Dukagjini dhe Ballkani kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola në Klinë.

Ndonëse të dy skuadrat e kërkuan rrugën e golit, megjithatë, ‘rrjetat’ heshtën në këtë sfidë.

Ballkani vazhdon të kryesojë tabelën me 33 pikë, kurse, klinasit janë në vendin e tretë më 29 sosh.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar Gjilani e cila para tifozëve të saj mundi Prishtinën e Re, me rezultat 3-2.

Skuadra vendase nisi furishëm, me Edi Basën që realizoi dy gola brenda vetëm pesë minutave, duke i dhënë epërsinë 2-0.

Gjilani nuk u ndal dhe përmes Senad Jarovic realizuan edhe golin e tretë në minutën e 37-të. Mysafirët arritën të ngushtonin diferencën me golin e Toni Gomes pak para përfundimit të pjesës së parë, duke mbyllur 45 minutat e para 3-1.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Gjilanin që kontrolloi lojën dhe ruajti avantazhin, ndërsa Prishtina e Re shënoi vetëm një gol në minutat e fundit për rezultatin final 3-2.

Me këtë fitore, Gjilani mbetet në vendin e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Prishtina e Re vazhdon të qëndrojë e fundit në tabelë me 15 pikë.