Gjigantët evropianë në telashe

Kampanja e re nuk ka filluar mirë për gjigantët e futbollit evropian.

Sport

08/10/2018 22:31

Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid e Manchester United kanë hyrë në një seri negative në xhirot e fundit.

Barcelona – Kjo është Barcelona më dobët që kemi parë në 13 vitet e fundit. Skuadra e Valverdes po çalon shumë në mbrojtje. Zakonisht kur Real Madrid nuk është në formë, Barça shfrytëzon mundësinë, njësoj siç bënë Reali kur Barcelona nuk është në formë, mirëpo ky sezon nuk tregoi të njëjtën histori.

Barcelona ka katër ndeshje pa fitore në La Liga.

Bayern Munich – Me ardhjen e kroatit Niko Kovac në stol, bavarezët nuk po tregojnë rezultatet e pritura. Mësohet se ka pasur përballje në dhomat e zhveshjes, mes James Rodriguez dhe trajnerit.
Gjithashtu thuhet se edhe gjashtë lojtarë të tjerë janë të pa kënaqur me trajnerin.
Bayern tashmë ka katër ndeshje radhazi pa fitore në Bundesliga.

Real Madrid- Largimi i Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventus duket sa ka lënë pasoja tek skuadra madrilene. Edhe largimi i trajnerit Zidane ishte një goditje e fortë. Lopetegui arriti të instaloj stilin e tij të lojës duke e bërë më të bukur lojën e Realit mirëpo rezultatet po mungojnë. Edhe Real njësoj si Barca e Bayern  ka katër ndeshje pa fitore.

Manchester United – Edhe për gjigantin anglez është e njëjta situatë. Fillimisht ishte Paul Pogba që kërkonte me ngulm largimin nga skuadra.
Pasi kjo nuk ndodhi, erdhën rezultatet e dobëta në Premierligë. Pastaj ishte përplasja Pogba – Mourinho që vendosi kulmin e krizës në kampin e United.
Manchester gjithashtu pati katër ndeshje radhazi pa fitore, deri para takimit me Newcastle United. /Lajmi.net/