Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, këngëtari shqiptar Gjesti rikthehet me projektin e tij të ri, “Memories”. Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar se kënga është shkruar me shumë emocione dhe lot, duke tentuar të mos merzisë familjen e tij. Muzika m’ka nejt gjithmonë afer, si n’gzim si n’idhnim. ‘Memories’ osht ni kangë…

ShowBiz

29/01/2026 23:17

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, këngëtari shqiptar Gjesti rikthehet me projektin e tij të ri, “Memories”.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar se kënga është shkruar me shumë emocione dhe lot, duke tentuar të mos merzisë familjen e tij.

Muzika m’ka nejt gjithmonë afer, si n’gzim si n’idhnim. ‘Memories’ osht ni kangë qe e kom shkru me lot edhe e kom pasë shumë t’vshire me inqizu.

Jom mundu me kursy familjen tem mos me i merzitë shumë. E n’krejt këtë merzi po munohna me gjetë lumturi që po kthehna n’muzike afer juve,” ka thënë Gjesti.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën e plotë.

GJESTI – MEMORIES (Official Music Video)