Gjest i ulët nga Hysaj, refuzon t’ia zgjat dorën Rrahmanit pas zëvendësimit

Dje, Napoli pësoi humbje në udhëtim te Atalanta në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sport

11/02/2021 15:02

“Napolitanët” humbën me rezultat 3 – 1, duke u eliminuar nga Kupa e Italisë, transmeton lajmi.net.

Në këtë ndeshje, në formacionin bazë ishin dy shqiptarët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani.

Por, shkaku i një lëndimi, Gattuso vendosi ta largojë Hysaj qysh në minutën e 42-të.

Në ato momente, për ta mbështetur shqiptarin, Rrahmani iu afrua duke ia zgjatur dorën, por Hysaj refuzoi t’ia zgjas dorën duke e injoruar.

Në rast që vërtetë Hysaj nuk e ka parë këtë, atëherë kjo tregon se harmonia te skuadra e Napolit nuk është fare e mirë.

Sidoqoftë, ky mbetet vërtetë gjest i ulët nga shqiptari.

Për më shumë shikojeni videon./Lajmi.net/