Gjermania i reagon ashpër Hotit për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion
Ambasadori gjerman në vend, Jorn Rode, i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës për shuarjen e departamentit special anti-korrupsion.

Lajme
Me anë të një postimi në Twitter, Rode ka thënë se kjo ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për luftimin e korrupsionit, shkruan lajmi.net.
“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar Rode.
Këtij postimi të Rode, i paraprin një shkrim tjetër në të cilin ai bën të ditur disa statistika, në të cilat thuhet se Gjermania është inevistitori më i madh në Kosovë në pjesën e parë të këtij viti.
Ai aty thotë se do të kishte shumë më shumë investitorë nëse do të kishte luftë efektive kundër korrupsionit.
“Gjermania edhe një herë investitori më i madh në në gjysmën e parë të vitit 202. Lajm i mirë vërtet! Mund të ishte shumë më tepër nëse investitori dhe mjedisi i biznesit do të shihnin përmirësimin e nevojshëm, përkatësisht ndaljen e korrupsionit të përhapur”, ka shkruajtur ai.
Një deklaratë e tillë nga Gjermania vjen vetëm pak orë pasi që Hoti sot tha se qeveria e tij ka goditur korrupsionin.
Lexo edhe:
“Nuk keni parë gjë akoma”, a po paralajmëron Hoti shkarkime tjera në institucione?
Madje, para mediave ai edhe arsyetoi pse e ka shuar këtë Taskë Forcë. /Lajmi.net/
Sadly Gov’ts decision to disband Anti-Corruption Task Force raises serious concerns about political will to tackle corruption issues effectively. (2/2)
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 21, 2020