Avokatja e Albert Sylajt kundërshtoi paraburgimin, kërkoi dorëzani
Avokatja e Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, duke kërkuar që ndaj tij të zbatohet një masë më e butë, përfshirë dorëzaninë. Sipas raportimit të Klan Kosovës, avokatja Kaltrina Vuksani, e caktuar për mbrojtjen e Sylajt, e ka paraqitur kundërshtimin e…
Lajme
Avokatja e Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, duke kërkuar që ndaj tij të zbatohet një masë më e butë, përfshirë dorëzaninë.
Sipas raportimit të Klan Kosovës, avokatja Kaltrina Vuksani, e caktuar për mbrojtjen e Sylajt, e ka paraqitur kundërshtimin e saj gjatë seancës dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, kërkesa e mbrojtjes për një masë alternative nuk është aprovuar nga gjyqtari i rastit, i cili ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga pranimi i tij.
Albert Sylaj u ndalua të martën, pak para mesnatës, në Deçan, dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ish-kunatës së tij./lajmi.net/