Protesta për gratë e vrara vazhdon nesër në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlindën

Protesta kundër vrasjes së grave do të vazhdojë edhe nesër në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, organizatorët kanë bërë të ditur se do të mblidhen sërish për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekaj-Sylajn dhe për të gjitha gratë e vrara. “Edhe nesër do të dalim…

Lajme

28/10/2026 19:07

Protesta kundër vrasjes së grave do të vazhdojë edhe nesër në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, organizatorët kanë bërë të ditur se do të mblidhen sërish për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekaj-Sylajn dhe për të gjitha gratë e vrara.

“Edhe nesër do të dalim rrugëve e do t’i bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të japë llogari”, thuhet në thirrjen për protestë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se ato do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ata kanë kërkuar organizim dhe solidarizim kombëtar, duke theksuar se kërkojnë siguri dhe liri për gratë që jetojnë, si dhe drejtësi për ato që janë vrarë. /Lajmi.net/