Gjermania dhe Italia përplasen për shpëtimin e migrantëve në Mesdhe

Përplasja mes Gjermanisë dhe Italisë për misionet private të shpëtimit të migrantëve në Mesdhe po rikthehet në qendër të debatit evropian. Roma i akuzon organizatat e shpëtimit për shkelje të rregullave, ndërsa këto të fundit thonë se po shpëtojnë jetë në një nga rrugët më të rrezikshme të migracionit. Një tjetër incident ka tensionuar marrëdhëniet…

Bota

25/08/2026 10:15

Përplasja mes Gjermanisë dhe Italisë për misionet private të shpëtimit të migrantëve në Mesdhe po rikthehet në qendër të debatit evropian. Roma i akuzon organizatat e shpëtimit për shkelje të rregullave, ndërsa këto të fundit thonë se po shpëtojnë jetë në një nga rrugët më të rrezikshme të migracionit.

Një tjetër incident ka tensionuar marrëdhëniet mes Italisë dhe organizatave gjermane që operojnë në Mesdhe. Autoritetet italiane kanë ndaluar për 45 ditë anijen e shpëtimit Sea-Ëatch 5 dhe kanë gjobitur organizatën gjermane që e operon me 7,500 euro, shkruan Euronews.

Sipas Sea-Ëatch, më 13 gusht ekuipazhi i anijes shpëtoi gjashtë persona në ujërat e Mesdheut. Organizata pretendon gjithashtu se gjatë operacionit u përball me një mjet lundrues të paidentifikuar dhe dokumentoi vdekjen e tetë personave.Ministria e Brendshme italiane tha se anija u ndalua pasi nuk kishte njoftuar rojet bregdetare libiane për operacionin e shpëtimit.

Por Sea-Ëatch e kundërshton këtë pretendim dhe ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin. Zëdhënësja e organizatës, Giulia Messmer, deklaroi se ekuipazhi nuk kishte marrë asnjë udhëzim nga Qendra Italiane e Koordinimit të Shpëtimit Detar për të kontaktuar autoritetet libiane.

Sipas saj, roja bregdetare libiane ishte e pranishme në zonën e incidentit pas shpëtimit dhe kishte komunikuar me ekuipazhin e Sea-Ëatch përmes radios.