Gjendet minë në ish-bodrumin e verës në Prizren

Gjatë mëngjesit të djeshëm është gjetur një mjet që dyshohet të jetë minë. Mjeti është gjetur dje në fshatin Krushë e Vogël, në Prizren, shkruan lajmi.net. Sipas raportit të policisë, për rastin është njoftuar edhe EOD e FSK-së dhe në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i policisë. Njoftim i plotë: GJETJE E MJETIT…

Lajme

09/02/2024 09:26

Gjatë mëngjesit të djeshëm është gjetur një mjet që dyshohet të jetë minë.

Mjeti është gjetur dje në fshatin Krushë e Vogël, në Prizren, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të policisë, për rastin është njoftuar edhe EOD e FSK-së dhe në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i policisë.

Njoftim i plotë:

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER- Fsh. Krushë e Vogël , Prizren  08.02.2024-07:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e ish –Bodrumit të verës ka gjetur një  mjet qe dyshohet të jetë minë. Njësiti policor kanë dalë në lokacion është njoftuar EOD e FSK-së. /Lajmi.net/