Gjendet i vdekur tifozi që goditi me grusht yllin anglez gjatë një ndeshje
Një tifoz i futbollit, i cili u burgos pasi vrapoi në fushë dhe goditi me grusht Jack Grealish në vitin 2019, është gjetur i vdekur, raporton TheSun, transmeton lajmi.net. Paul Mitchell, 32-vjeçar, u gjend i vdekur në Birmingham në fillim të kësaj jave dhe është përshkruar nga familja si djal me “zemrën më të mirë”.…
Sport
Një tifoz i futbollit, i cili u burgos pasi vrapoi në fushë dhe goditi me grusht Jack Grealish në vitin 2019, është gjetur i vdekur, raporton TheSun, transmeton lajmi.net.
Paul Mitchell, 32-vjeçar, u gjend i vdekur në Birmingham në fillim të kësaj jave dhe është përshkruar nga familja si djal me “zemrën më të mirë”.
Miqtë që bënin homazhe në mediat sociale e quajtën babanë e tre fëmijëve një “djalë të shkëlqyeshëm”.
Mamaja Debbie Dreë tha se ishte zemërthyer, duke shtuar: “Familja jonë e donte atë shumë”.
Tifozi i Birmingham City, Paul u arrestua pasi vrapoi në fushë në stadiumin St Andrew gjatë një ndeshje derbi kundër Aston Villa në mars 2019.
Ai sulmoi kapitenin e atëhershëm të Aston Villa, Grealish dhe e goditi me grusht përpara se zyrtarët ta largonin nga fusha.
Ai u burgos për 14 javë, por u lirua pas vetëm katër javësh./Lajmi.net/