Gjel fshati në furrë me oriz e perime
Një recetë e lehtë fare!
Lifestyle
Kjo eshte tava me e dashur ne shtepine tonë dhe nese kemi pule apo gjel fshati e vendosim ta gatuajme keshtu, asnje nuk kundershton!
PËRBËRËSIT:
1 gjel i zier paraprakisht,
1 gotë uji oriz,
2 gota nga lëngu i gjelit,
1 qepë e madhe,
1 degë selino,
1 karotë,
1 patëllxhan
1 spec i kuq,
2 domate të pjekura mirë dhe
1/ 2 filxhan kafeje me vaj ulliri.
PËRGATITJA:
Në një tigan shtohet vaji i ulliri dhe me pas te gjitha perimet te grira, sa kaurdisen mire.
Pasi perimet kaurdisen i shtohen domatet te grira ne mikser sa behen homogjene. I leme edhe 5 minuta se bashku me domatet.
Me pas shtojme perimet e kaurdisura, trazojme mire.
Vendosim siper pjeset e mishit dhe e kalojme ne furre te mbuluar me kapak ne temperature 220°C derisa lengu thahet.
Pasi lengu thahet heqim kapakun dhe kalojme nxehtesine vetem ne pjesen siper sa mishi merr ngjyre.
Kaq dhe tava jone e preferuar ishte gati. Ju befte mire nese e provoni! /Lajmi.net/