Gjarpërinjtë do të rriten nëse vazhdon ngrohja globale – por pse ndodh kjo?
Me fillimin e rritjes së temperaturave edhe në Kosovë kanë filluar të shtohen raportimet për shfaqje më të shpeshta të gjarpërinjve edhe në zona më të afërta me pjesët urbane.
Fun
Një studim interesant bën të ditur se nëse ngrohja globale vazhdon me këtë ritëm, shumë shpejtë gjarpërinjtë do të jenë si specie shumë më e madhe sesa janë sot, përcjell lajmi.net.
Nëse temperaturat vazhdojnë të rriten, ne përfundimisht mund të shohim popullata më të mëdha dhe më të larmishme të gjarpërinjve që shkojnë deri në Kanadanë veriore, diku deri në vitin 2050 më së voni. Një numër edhe më i madh speciesh ka të ngjarë thjeshtë të vdesin, duke na lënë me diversitet të zvogëluar të specieve.
Një klimë më e ngrohtë mund t’i ndihmojë gjarpërinjtë të ngrohen në temperatura që janë më optimale për tretje dhe riprodhim për ta.
Periudhat më të gjata të temperaturave më të ngrohta do t’u jepnin gjithashtu gjarpërinjve me zile një sezon më aktiv.
Kështu, gjarpërinjtë do të kishin më shumë kohë për të gjuajtur prenë dhe për t’u ushqyer. /Lajmi.net/