Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, synon medalje përmes “Repechage”

Xhudistja jonë Nora Gjakova ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Sport

08/06/2021 14:32

Edhe pse e nisi në mënyrën më të mirë, duke e vendosur kundërshtarin xhudisten kanadeze Jessica Klimkait të marrë dy kartonë të verdhë, nuk arriti ta ruajë dominimin, shkruan lajmi.net.

Gjakova u mposht me Ippon nga kanadezja që tani është kualifikuar në finale.

Ndërkohë, Gjakova tani kërkon medaljen e bronztë përmes “Repechage”, ku do takohet me fituesin e takimit Telma Moneiro – Marica Perisic./Lajmi.net/