Getinjo për Kadri Veselin: Moti i ka ditë gjërat ky shoq
Postimi i fundit i Getinjos nuk ishte nga ato të zakonshmet prej tij.
ShowBiz
Getinjo është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat nuk mungojnë edhe postimet për çështje aktuale në vend, shkruan lajmi.net.
Postimi i tij i fundit ka të bëjë me politikë, ani se ai nuk kishte sqaruar saktësisht se për çka e kishte fjalën.
Reperi postoi një fotografi të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe shkruan “Moti i ka dit senet ky shoq”.
Supozohet që ky postim të ketë të bëjë me reagimin e Veselit pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti Lidhur me tarifën ndaj Serbisë.
“E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, kishte shkruar ndër të tjera Veseli në një postim që bëri në Facebook. /Lajmi.net/