Genc Hamiti fiton çmimin “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin "Ylli i javës", për lojtarin më të mirë të xhiros.

Sport

21/02/2022 11:57

“Ylli i javës” për xhiron e 20-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti në radhët e KF Drenica, Genc Hamiti. Mesfushori ofensivë i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që skuadra e realizoi si mysafire në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër KF Dukagjini, me rezultat 1:2.

Ai asistoi në të dy golat për bashkëlojtarët, derisa ishte mjaft kreativ gjatë tërë ndeshjes, duke qenë më i merituari që Drenica arkëtoi tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.

Pas kësaj fitoreje FC Drenica stabilizohet në renditjen, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e pestë në Superligë me 27 pikë./Lajmi.net/