Gavi tregoi anën tinëzare, momenti kur goditi pa arsye lojtarin e Real Madridit gjatë “El Classicos”

Ylli i ri i Barcelonës, Gavi po kritikohet në rrjetet sociale për një veprim aspak të hijshëm kundrejt kundërshtarit të tij te Real Madridi, Ceballos, gjatë “El Classicos” së zhvilluar të dielën mbrëma. Barcelona triumfoi 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “El Classico”, në kuadër të javës së 26-të në La Liga, shkruan lajmi.net. 18-vjeçari…

Sport

20/03/2023 09:09

Ylli i ri i Barcelonës, Gavi po kritikohet në rrjetet sociale për një veprim aspak të hijshëm kundrejt kundërshtarit të tij te Real Madridi, Ceballos, gjatë “El Classicos” së zhvilluar të dielën mbrëma.

Barcelona triumfoi 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “El Classico”, në kuadër të javës së 26-të në La Liga, shkruan lajmi.net.

18-vjeçari Gavi, gjatë një momenti të ndeshjes, vrapoi në drejtim të Ceballos dhe e goditi atë për të rrëzuar në fushë pa ndonjë arsye.

Gjyqtari kryesor nuk e pa veprimin e Gavit, ndërsa as nga dhoma e VAR-it nuk kishte reagime në mënyrë që gjyqtari kryesor ta ndëshkonte për gjestin aspak të hijshëm talentin spanjoll.

Momentin kur Gavi godet Ceballos mund ta shikoni më poshtë./Lajmi.net/