Gattuso bën shaka me mjekrrën: Tani ngjaj me Lando Buzzancan

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, doli në qendër të vëmendjes dhe jo vetëm shkaku i fitores kundër Juventusit.

Sport

14/02/2021 10:48

Napoli mundi Juventusin në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A, pas ndeshjes Gennaro Gattuso u shpreh i kënaqur ku tha se i pëlqeu paraqitja e skuadrës dhe ndoshta Juve mund të kishte merituar diçka më shumë, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Gattuso ishte ngacmuar nga gazetarët për stilin e ri të mjekrrës dhe ai e morri me sportivitet këtë gjë.

“Nuk doja të flisja me berberin, i kam marrë borxh briskun Valerio Fiorit (trajnerit të portierëve) dhe kam bërë një gabim në anën e djathtë të mjekrrës”, tha ai.

“Pjesën tjetër mund ta imagjinoni. A dini se kujt i ngjaj? Lando Buzzancas në filmin L’arbitro”, përfundoi Gennaro Gattuso.

Sigurisht që pamja e re i ka sjellë fat, thoshin mediat italiane duke aluduar në fitoren ndaj Juventusit./Lajmi.net/