Galtier për zëvendësimin e parakohshëm të Mbappe: Asgjë serioze

Trajneri i PSG, Christophe Galtier ka qetësuar tifozët e kombëtares së Francës, lidhur me situatën e Kylian Mbappe. Ylli i Paris Saint-Germain, Mbappe lëshoi para kohe fushën në përballje ndaj Lorient, dhe menjëherë lindën dyshime për një lëndim. Por, pas ndeshjes, Galtier ka konfirmuar se lëndimi i francezit nuk është ndonjë lëndim serioz dhe Kampionati…

Sport

06/11/2022 17:41

Trajneri i PSG, Christophe Galtier ka qetësuar tifozët e kombëtares së Francës, lidhur me situatën e Kylian Mbappe.

Ylli i Paris Saint-Germain, Mbappe lëshoi para kohe fushën në përballje ndaj Lorient, dhe menjëherë lindën dyshime për një lëndim.

Por, pas ndeshjes, Galtier ka konfirmuar se lëndimi i francezit nuk është ndonjë lëndim serioz dhe Kampionati Botëror s’do të jetë në rrezik.

“Mbappe? Asgjë serioze. Ai ishte i lodhur, ishte zëvendësim i kërkuar. Është më mirë të kërkosh largimin sesa të qëndrosh në fushë dhe të mos shihesh”, ka thënë Galtier, përcjell lajmi.net.

“Kampionati Botëror është automatikisht në kokën e lojtarëve. Ka gjithmonë informacione që mund t’i vënë në pikëpyetje. Sot, unë pash disa që nuk futeshin në duele”, shtoi trajneri.

PSG arriti të merrte një fitore 1:2 në udhëtim ndaj Lorient, për të vazhduar ritmin e mirë në Ligue 1. /Lajmi.net/