Kurti takohet me ambasadorin e ri të Belgjikës, në fokus investimet dhe projektet e përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, të cilit i ka uruar sukses në detyrën e re. Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës, të cilat janë forcuar përmes bashkëpunimit në fushën e sigurisë…

Lajme

12/10/2026 21:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, të cilit i ka uruar sukses në detyrën e re.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës, të cilat janë forcuar përmes bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe drejtësisë.

Kurti përmendi bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë, si dhe për projekte të përbashkëta dhe investime belge në Kosovë. Në këtë drejtim, u theksua edhe roli i mërgatës si urë lidhëse mes dy vendeve.

Po ashtu, temë e diskutimit ishte rruga evropiane e Kosovës, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përparimi demokratik dhe zhvillimi ekonomik i vendit. /Lajmi.net/