Galtier për Mbappe: Ai nuk është më i madh se klubi i PSG, Messi është lojtari më i mirë në histori

Yllit të PSG, Kylian Mbappe i është bërë me dije se ai nuk është mbi klubin, dhe se është në nivel të njëjtë me Neymar dhe Lionel Messin, që është lojtari më i mirë në histori. Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka insistuar se Kylian Mbappe nuk është mbi klubin dhe se ai trajtohet…

Sport

16/11/2022 13:53

Yllit të PSG, Kylian Mbappe i është bërë me dije se ai nuk është mbi klubin, dhe se është në nivel të njëjtë me Neymar dhe Lionel Messin, që është lojtari më i mirë në histori.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka insistuar se Kylian Mbappe nuk është mbi klubin dhe se ai trajtohet njëjtë sikur Neymar e Messi.

Mbappe ka marrë shumë kritika së fundmi dhe këto kritika lidhen me egon e tij. Por, për trajnerin e PSG, gjithçka është nën kontroll dhe Mbappe nuk shkon asnjëherë përtej klubit.

“Kylian është në nivel të njëjtë sikur të gjithë lojtarët tjerë. Në nivel të njëjtë me Leo Messi që ka një karrierë të shkëlqyer, që është më i miri në histori të futbollit. Kylian është në nivel të njëjtë me Neymar”, ka thënë Galtier, përcjell lajmi.net.

“Është e qartë se ai e do klubin, por kishte vëmendje të madhe nga Real Madridi. Ai mori vendim të qëndronte. Ai mori vendim të fuqishëm dhe duhet të respektohet për këtë. Ai është i respektueshëm”, shtoi ai.

Kylian Mbappe u lidh me një largim nga PSG edhe gjatë muajit të kaluar. Për egon e tij u frikësuan edhe ikona të Francës, si Emmanuel Petit, i cili tha se kombëtarja duhet të ketë kujdes nga ai. /Lajmi.net/