Dyshohet se e kapi për fyti dhe e goditi Lecin, reagon ish-futbollistja
Edonisa Aliu ka reaguar publikisht pas incidentit të ndodhur pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, duke pretenduar se është fyer në mënyrë vulgare dhe është sulmuar fizikisht nga analisti dhe trajneri i KF Vëllaznimit të Gjakovës, Liridon Leci. Përmes një sqarimi publik, Aliu ka thënë se për ngjarjen ka dëshmitarë, ndër ta Ndrec Gjonaj dhe…
Sport
Edonisa Aliu ka reaguar publikisht pas incidentit të ndodhur pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, duke pretenduar se është fyer në mënyrë vulgare dhe është sulmuar fizikisht nga analisti dhe trajneri i KF Vëllaznimit të Gjakovës, Liridon Leci.
Përmes një sqarimi publik, Aliu ka thënë se për ngjarjen ka dëshmitarë, ndër ta Ndrec Gjonaj dhe Faruk Statovci, si dhe persona të tjerë që, sipas saj, kanë qenë të pranishëm në momentin e incidentit.
Ajo ka kërkuar që rasti të zbardhet deri në detaje dhe të shqyrtohen pamjet filmike nga përfundimi i emisionit e deri në përfundim të incidentit, në mënyrë që të dokumentohen rrethanat e plota të ngjarjes.
Ajo ka theksuar se respekti, dinjiteti dhe siguria personale nuk duhet të cenohen në asnjë rrethanë.
“SQARIM PUBLIK
Jam e detyruar të reagoj publikisht pas ngjarjes së djeshme në emisionin “Dueli Sportiv”, ku, pas përfundimit të emisionit, jam fyer në mënyrë vulgare dhe jam sulmuar fizikisht nga Liridon Leci, analist dhe trajner i KF Vëllaznimit të Gjakovës.
Për këtë ngjarje ka dëshmitarë, ndër ta Ndrec Gjonaj, Faruk Statovci dhe persona të tjerë të pranishëm.
Uroj që e gjithë ngjarja të zbardhet deri në detaje dhe të shqyrtohen pamjet filmike nga momenti i përfundimit të emisionit e deri në përfundim të incidentit, në mënyrë që gjithçka të dokumentohet e të vërtetohet.
Besoj se e vërteta duhet të dalë në dritë dhe se askush nuk duhet të ndihet i paprekshëm përballë veprimeve të tilla. Respekti, dinjiteti dhe siguria personale nuk duhet të cenohen në asnjë rrethanë.
Deri në një reagim tjetër, nuk dëshiroj të zgjatem më shumë për këtë çështje”.
