Futbollisti i ndeshjes

Ylli kosovar Adnan Januzaj u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Swanseas me rezultat 2:0 në Old Trafford. 18-vjeçari qëlloi një traversë në fillim të takimit, dhe luajti rol në të dy golat e kampionit në fuqi të cilët i realizuan Antonio Valencia dhe Danny Welbeck. Në deklaratat…

Sport

11/01/2014 20:20

Ylli kosovar Adnan Januzaj u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Swanseas me rezultat 2:0 në Old Trafford.

18-vjeçari qëlloi një traversë në fillim të takimit, dhe luajti rol në të dy golat e kampionit në fuqi të cilët i realizuan Antonio Valencia dhe Danny Welbeck.

Në deklaratat pas ndeshjes, Darren Fletcher lavdëroi kontributin e Januzajt.

“Ai është djalosh i ri dhe ka dalë si zbulim i madh këtë sezon, di të driblojë dhe i bën gjërat e mundura. E kemi kërkuar në fushë dhe ai kreu punën e tij”, deklaroi Fletcher për Sky Sports.

Kurse, Januzaj deklaroi shkurt: “Me rëndësi ishte fitorja, ekipi fitoi dhe ne duhet të vazhdojmë përpara. Unë thjesht e luaj lojën time dhe e jap maksimumin”.