Futbollistët e Valencias do të paguajnë nga xhepi autobusët e tifozëve për udhëtimin tek Elche

Lojtarët e Valencias do të paguajnë nga xhepi, që tifozët e ekipit të udhëtojnë drejt Elches. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i klubit, Javier Solis, në daljen publike që mbajti sot në Mestalla. “Lojtarët i kanë komunikuar klubit se duan t’i bashkohen këtij shpenzimi që tifozët tanë të udhëtojnë në Elche”,…

Sport

30/03/2023 22:42

Lojtarët e Valencias do të paguajnë nga xhepi, që tifozët e ekipit të udhëtojnë drejt Elches.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i klubit, Javier Solis, në daljen publike që mbajti sot në Mestalla.

“Lojtarët i kanë komunikuar klubit se duan t’i bashkohen këtij shpenzimi që tifozët tanë të udhëtojnë në Elche”, tha ai.

Klubi njoftoi javën e kaluar se do të paguante për autobusët për në Almeria.

Në më pak se dhjetë minuta u shitën më shumë se 500 biletat që ishin nxjerrë në shitje.

Pasi mësuan për situatën, kapitenët e ekipit kontaktuan klubin për të marrë në dorë udhëtimin masiv që po organizohet në Martinez Valero.

Duhet mbajtur mend se Valencia është në një situatë kritike dhe duhet të ndryshojë dinamikën e saj të tmerrshme jashtë shtëpisë, në të cilën nuk ka shënuar për shumë muaj.

Ndryshe, Valencia këtë edicion po lufton për të mos rënë nga La Liga./Lajmi.net/