Fushatë anti-Inter

Sulmuesi Diego Milito beson se Inter është duke u trajtuar padrejtësisht nga gjyqtarët pas humbjes 1:0 nga Lazio të dielën mbrëma në Olimpico në kuadër të xhiros së 18’të në Serie A. Trajneri Walter Mazzarri më herët gjatë këtij sezoni – por edhe pas disfatës së fundit – u ankua në ndarjen e drejtësisë ndaj…

Sport

07/01/2014 17:20

Sulmuesi Diego Milito beson se Inter është duke u trajtuar padrejtësisht nga gjyqtarët pas humbjes 1:0 nga Lazio të dielën mbrëma në Olimpico në kuadër të xhiros së 18’të në Serie A.

Trajneri Walter Mazzarri më herët gjatë këtij sezoni – por edhe pas disfatës së fundit – u ankua në ndarjen e drejtësisë ndaj skuadrës së tij.

Dhe, Milito ka përkrahur atë që ka thënë Mazzarri. “Si mund t’i interpretojmë vendimet e gjyqtarëve që janë kundër nesh? Është shumë vështirë. Ne vazhdojmë të themi gjërat e njëjta”, deklaroi Milito për Inter Channel.

“Ata ende nuk e kanë akorduar asnjë penallti për ne dhe nuk mendoj se kjo është normale. Ishte një ndërhyrje ndaj Rolandos, Guarin u nis përpara dhe ishte duke shkuar drejt portës dhe u rrëzua nga futbollisti i fundit. Ky moment mund ta ndryshonte ndeshjen. Episodet si ky janë duke na penalizuar për momentin”, u shpreh golgeteri argjentinas.

Pas 18 xhirosh, Inter është në pozitën e gjashtë me 31 pikë, 18 më pak se lideri Juventus.