Funksioni i ri në të cilën po punon Netflix, mund t’i gëzojë përdoruesit

Konsumatorët Netflix janë tallur me një tipar që bën t'i riktheni skenat vendimtare dhe pyet nëse dëshirojnë t'i rishikojnë ato.

Auto & Tek

17/12/2018 16:09

Paraqitja e njoftimeve është projektuar për të lejuar shikuesit të shijojnë skenat më të rëndësishme, por shumë konsumatorë i kanë cilësuar ato si “shpërqëndrime”, transmeton lajmi.net.

Duke folur për Los Angeles Times, zëdhënësi për Netflix, tha se “jemi duke provuar një veçori që u jep anëtarëve të Netflix aftësinë për të rishikuar skenat e preferuara dhe momentet e paharrueshme me klikimin e një butoni”.

Por, një numër i vogël i përdoruesve kanë shfrytëzuar këtë opsion, ndërsa kanë deklaruar se funksioni po i shpërqëndron ata.

Është e paqartë se cilat rajone ose cilët abonentë po përdoren për të testuar idenë, por reagimi i gjerë publik mund ta detyrojë Netflix-in të heqë dorë nga funksioni. /Lajmi.net/