Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Fshati italian ofron akomodim falas për turistët, oferta vlen nga korriku deri në shtator

17:19 | 29 Qershor 2020

Një fshat i vogël në jug të Italisë po ofron akomodim falas për vizitorët.

Bëhet fjalë për zonën periferike San Giovanni në Molise të Italisë, i cili viteve të fundit është përpjekur që të ketë banorë të përhershëm, duke u ofruar nga 24 mijë euro për secilin që është i gatshëm të shpërngulet në fshat, shkruajnë mediet italiane, transmeton lajmi.net.

Si rezultat i rënies së popullsisë, në San Giovanni ka shumë shtëpi të pabanuara. Janë pikërisht këto objekte që po ofrohen për akomodim falas për turistët e interesuar.

Siç bëhet e ditur më tej, ka tri shtëpi për të zgjedhur me një qëndrim maksimal një javë në çdo kohë midis korrikut dhe shtatorit.

Rajoni i Molise-it është i njohur për ofrimin e pikëpamjeve piktoreske të majave  me shumë kodrina, si dhe prodhimin e djathërave vendor. /Lajmi.net/