Frikë te tifozët e Juventusit, lëndohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka një problem muskulor, ka njoftuar Juventus.

Sport

14/08/2019 15:55

Juventus ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo është i lënduar.

Ylli portugez sot do të jetë prezent në Villar Perosa por nuk do të marrë pjesë në ndeshjen tradicionale mes Juventus A dhe Juventus B, ka njoftuar skuadra kampione nga Serie A, transmeton lajmi.net.

Juventus ka sqaruar se Ronaldo vuan nga një problem i vogël muskulor dhe se do të zhvillojë stërvitje individuale në ditët e ardhshme.

Por, problemi i tij vjen në kohën më të keqe pasi vetëm 10 ditë na ndajnë nga fillimi i sezonit të ri në Serie A. /Lajmi.net/