Frenkie de Jong nuk dëshiron të largohet – pranon edhe reduktim në pagë

Frenkie de Jong është gati të sakrifikojë vetëm që të mos largohet nga ‘Camp Nou’.

Sport

17/05/2022 10:32

Ylli holandez, De Jong lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona në drejtim të Manchester United, por kjo duket se nuk është dëshira e tij.

Gerard Romero raporton se dëshira e lojtarit është të qëndrojë në ‘Camp Nou’, edhe nëse duhet sakrifikuar, përcjell lajmi.net.

Në kontratën e nënshkruar me Josep Bartomeu, paga e lojtarit supozohej të rritej konsiderueshëm në vitin e tij të katërt.

Megjithatë, nëse dëshiron qëndrimin, Frenkie duhet të reduktojë pagën e tij. Pjesa më interesante është se ai është shprehur i gatshëm të bëj një gjë të tillë.

Mediat në Spanjë vetëm kanë filluar të raportojnë për zëvendësuesit e Frenkie de Jong te Barca. Zubimendi dhe Soler janë emrat që mund të afrohen në ‘Camp Nou’, nëse holandezi largohet. /Lajmi.net/